Ambasada italiane kujton Afrim Bunjakun

Ambasada italiane kujton Afrim Bunjakun

18:21, 24/09/2024

Ambasada e Italisë në Kosovë ka kujtuar sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, që la të vdekur ish-rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun.

Në një-vjetorin e vrarjes së tij, Ambasada italiane është deklaruar se duhet të mbahen përgjegjës të gjithë ata që morën pjesë në këtë sulm terrorist.

“Le të përkujtojmë dhe nderojmë kujtimin e oficerit Afrim Bunjaku, i vrarë frikacakisht në sulmin në Banjskë një vit më parë. Italia rikonfirmon qëndrimin e saj se përgjegjësit e këtij krimi të tmerrshëm, së bashku me të gjithë të përfshirët, do të mbajnë përgjegjësi të plotë” thuhet në reagimin e Ambasadës.

Let’s remember and honor the memory of @Kosovo_Police Officer Afrim Bunjaku, cowardly murdered in the Banjska attack a year ago.  [🇮🇹]  reaffirms its stance that those responsible for this terrible crime, along with everyone involved, will be held completely accountable. pic.twitter.com/NErrwaHRQQ

— Italy in Kosovo (@ItalyinKosovo) September 24, 2024

Gjatë ditës së sotme u mbajtën homazhe dhe një sërë aktivitetesh në nderim të Afrim Bunjakut.

Edhe rruga që çon për në Banjskë të Zveçanit mori emrin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco