Të shtënat me armë afër shkollës në Klinë, i dyshuari dorëzohet në Polici

Të shtënat me armë afër shkollës në Klinë, i dyshuari dorëzohet në Polici

17:07, 24/09/2024

Mediat raportuan gjatë ditës se, në afërsi të shkollës “Fehmi Agani” në linë, ka pasur shkëmbim zjarri me armë mes disa nxënësve.

Në vendin e ngjarjes dolën menjëherë njësitet relevante të policisë, të cilat nisën hetimet.

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë kanë konfirmuar se incidenti që ndodhi rreth orës 10:40 ka rezultuar me sekuestrim të një gëzhoje të armës.

Sipas policisë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me të ndodhur incidenti, por që i njëjti është paraqitur në Stacionin Policor në Klinë, bashkë me prindin e tij.

Nga i dyshuari është sekuestruar pistoleta “Zoraki 906-T” e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, një karikator i së njëjtës armë si dhe një gëzhojë.

“Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë” thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco