Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, në një vetorin e sulmit terrorit në Banjskë të Zveçanit, ka përkujtuar heroin, Afrim Bunjakun.
Bislimi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Bunjaku ra duke mbrojtur shtetin e Republikën e Kosovës, shërbeu me nder e përkushtim, deri në vetëflijimin heroik.
“Kjo është rruga e Republikës së Kosovës, është rruga e Afrim Bunjakut, rruga e familjes së tij, rruga e të gjithë neve. Është rruga që na përkujton sakrificën e tij, që na udhëheq drejt parimeve të drejta e liridashëse, që na frymëzon për atdhedashuri. Lavdi për Afrim Bunjakun dhe të gjithë heronjtë e Kosovës.” – përfundoi ai.
© SYRI.net