Deputetja britanike, Alicia Kearns ka kujtuar njëvjetorin e vrasjes së Afrim Bunjakut nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Kearns përmes një postimi në rrjetin social “X” ka kërkuar që terroristi, Milan Radoiçiq dhe përgjegjësit e tjerë të sulmit në veri të ballafaqohen me drejtësinë.
Sipas saj drejtësia është e nevojshme për paqe në Ballkan.
“Një vit nga sulmi i Banjskës. Një vit nga vrasja e Afrim Bunjakut. Milan Radoiçiq dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë. Drejtësia është e nevojshme për pajtimin dhe paqen në Ballkan”, ka shkruar deputetja britanike.
© SYRI.net