Kurti të enjten në Bruksel, merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

Kurti të enjten në Bruksel, merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

17:15, 18/09/2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në drekën e punës, e cila organizohet nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të enjten.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar Zyra e Kryeministrit.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, ka konfirmuar se ftesa i ka shkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kryeministrit të Malit të Zi, Milojke Spajiç, kryetares së Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Megjithatë, ajo nuk tregoi nëse të gjithë liderët do të jenë të pranishëm.

Von der Leyen ftoi liderët ballkanikë për të konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në kuadër të afrimit të rajonit me bllokun.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco