Gazetari Adriatik Kelmendi ka shkruar në lidhje me temën e cila u bë temë pasi në një shkollë në Kosovë ishin paraqitur me “Prindi 1” dhe “Prindi 2”.
Sipas Kelmendit kjo është e pa nevojshme sepse duhet të shkruhet: “Prindërit”.
E plotë:
Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2.
Le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit.
Kaq.
Kështu mund të shkruhet nëna dhe babai; ose vetëm nëna, ose vetëm babai (të cilët marrin barrën ta bëjnë rolin e të dyve për fëmijët e tyre); ose edhe kushdo që e merr barrën të përkujdeset për fëmijën, le ta gëzojë titullin prind.
Thjesht.
Ka tema shumë me më rëndësi sesa keqkuptimet e panevojshme që sjellin hollësitë si kjo me “prindin 1” dhe “prindin 2”.
E rëndësishme është se kush kujdeset për fëmijën dhe sa rëndësi i kushtojnë.
Se ka edhe prind që kurrë nuk e meriton epitetin e tillë!
© SYRI.net