Aksident në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, vdes një 60 vjeçar

Aksident në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, vdes një 60 vjeçar

13:24, 18/09/2024

Sot një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe kamioni në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë  përkatësisht në fshatin Debërllukë, ku ka vdekur shoferi i veturës.

Lajmin  e konfirmoi zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.

Ai tha se viktima është 60 vjeç.

“Rreth orës 11:55,është raportuar për një aksident trafiku  me pasojë  fataliteti  i shkaktuar  në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë  përkatësisht në fshatin Deberlluke. Në  aksident janë  përfshirë   një  veturë dhe një  kamion, ku si pasojë  e lëndimeve të  pësuara në aksident ka humbur  jetën shoferi i veturës viktima rreth 60 vjeçar.  Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për  aksidentin.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco