Kultivoi kanabis pranë shtëpisë, ngrihet aktakuzë ndaj një vitiasi

Kultivoi kanabis pranë shtëpisë, ngrihet aktakuzë ndaj një vitiasi

10:13, 18/09/2024

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për krime të rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.A., për shkak të veprës penale “’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’, nga neni 272 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, në Komunën e Vitisë, më 29 gusht 2024, rreth orës 10:30 minuta, është konstatuar se i pandehuri E.A, pa autorizim, ka kultivuar bimën e kanabisit, ashtu që në afërsi të vendbanimit të tij, ka mbjellë nëntë bimë narkotike “’canabis sativa’’, me gjatësi prej 80 – 210 cm, të cilat i ka kultivuar me qëllim të prodhimit të substancave narkotike.

Prokuroria Themelore në Gjilan i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor për veprën penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco