Kurti: Nuk e mohoj, Asociacionit i kam thënë po si “paketë”

Kurti: Nuk e mohoj, Asociacionit i kam thënë po si “paketë”

12:16, 17/09/2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se ka pranuar “si paketë” Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se neni 10 i Marrëveshjes Bazë thotë se të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen dhe se s’mund të zgjedhesh sikur të ishte një “bufe suedeze” ku merr pjatën e preferuar.

“Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është diçka që e kam trashëguar nga paraardhësit e mi. Megjithatë, kjo është pjesë e Marrëveshjes Bazike tani. Neni 7 thotë se “komuniteti serb duhet të ketë vetë-menaxhim”. Nga ana tjetër, neni 10 thotë se “të gjitha marrëveshjet e nënshkruara më parë duhet të zbatohen”. Kështu që nuk po e mohoj. Megjithatë, vetëm si pjesë e pakos së normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohje reciproke”.

“S’mund të zgjedhësh nga 39 marrëveshjet e mëparshme, njëra prej tyre që është e preferuara juaj, sikur të ishte një bufe suedeze, ku zgjidhni pjatën të preferuarën dhe s’mund ta vendosni përpara marrëveshjes bazë. Si paketë, thashë po”, tha Kryeministri Kurti në një intervistë për “Al Jazeera“.

Kryeministri Kurti ka thënë se ai nuk është vetëm kryeministër për shqiptarët, derisa ka theksuar se Kosova ka 4 për qind serbë dhe 3 për qind minoritete tjera.

Ai poashtu ka deklaruar se 62 për qind më shumë është ndarë buxhet për komunat me shumicë serbe, për t’i integruar edhe ata.

“Ne kemi 93% të popullsisë shqiptarë, por unë nuk jam kryeministër vetëm për shqiptarët. Ne kemi 4% serbë, dhe kemi 3% minoritete të tjera. Ne kemi rezervuar vende në parlamentin tonë. Parlamenti ynë ka 120 vende. 10 janë të rezervuara për pakicën serbe dhe 10 për minoritetet tjera. Gjuha serbe është gjuhë zyrtare në të gjithë Kosovën në çdo nivel të administratës. Dhe nga 38 komuna që kemi, 10 prej tyre janë me shumicë serbe”.

“Dhe ne kemi ndarë mesatarisht 62% më shumë buxhet nga niveli qendror për komunat me shumicë serbe. Pra kemi këtë diskriminim pozitiv, si të thuash, veprim afirmativ për serbët në Kosovë për t’i integruar ata. Dhe ne duhet të konkurrojmë në këtë aspekt me dhunën e serbëve”, ka shtuar tutje Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco