Borë në vendet malore, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës i bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes

Borë në vendet malore, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës i bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes

13:17, 16/09/2024

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të marrin veshjet adekuate duke qenë se këto dite në vendet malore ka reshje bore.

Në postimin e bërë bëhet thirrje që të kenë kujdes pasi mund të ketë rrëshqitje në shtigje.

Postimi:

Kujdes!⚠️

Ditëve të fundit rajoni ynë është përfshirë nga të reshura të dendura, ku nëpër male janë krijuar kushte dimërore dhe lartësitë mbidetare mbi 2000 metra kemi reshje bore.
Nëse keni bërë plane për të zhvilluar aktivitete në këto ditë, ju lusim të keni veshëmbathje adekuate për ecje dimërore dhe gjitha paisjet dimërore me vete dhe po ashtu të planifikoni mirë rrugëtimin tuaj.

Të keni kujdes nga rrëshqitjet në shtigje.

Fotografitë janë të bëra sot në majen e Korabit
© ShKShMK

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco