‘Piranjat’ denoncuan priftin homoseksual/ Kisha ortodokse: Nuk na përfaqëson

11:21, 14/09/2024

Organi mediatik i Kishës Ortodokse në vendin tonë, Radio Ngjallja, reagoi zyrtarisht pasi emisioni ‘Piranjat’ në SYRI TV publikoi mbrëmë skandalin e një prifti ortodoks.

Në reagim thuhet se At Nikolla Xhufka nuk i përfaqëson ata.

“Nisur nga një video e shfaqur  në emisionin "Piranjat" në TV "SYRI", ku shfaqet shtetasi i vetëshpallur klerik i njohur mediatikisht me emrin Nikolla Xhufka, por zyrtarisht me emrin Niko Bllazhde, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë sqaron opinionin publik se z. Nikolla Xhufka nuk përfaqëson Komunitetin Orthodhoks. Ai prej kohësh, i vetëshpallur si klerik orthodhoks, duke dizinformuar opinionin publik dhe duke cenuar imazhin  e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, por edhe duke paraqitur një precedent që cenon rëndë institucionet zyrtare fetare dhe deri në cenimin e sigurisë kombëtare duke u mbështetur nga disa individë që vetëm interesit të Shqipërise nuk i shërbejnë,” thuhet në reagim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco