Policia e Kosovës ka liruar personin që intervistoi në stacionin e Policisë në Mitrovicën e Jugut, lidhur me rastin Banjska.
Lajmin e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Një person me interes për intervistim e kemi sjell në Stacionin Policor në Jug”, konfirmoi më herët Elshani.
Lidhur me sulmin terrorist në Banjskë, Prokuroria Speciale ka ngritur dje aktakuzë kundër 45 personave. I akuzuari kryesor është kryeterroristi Milan Radojçiq.
Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë tentuar shkëputjen e pjesës veriore të territorit të Republikës së Kosovës, me qëllim që t’ia bashkojnë këtë territor Republikës së Serbisë. Gjatë këtij veprimi, si rezultat i dhunës së përdorur, ka humbur jetën zyrtari policor Afrim Bunjaku dhe është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe popullatës civile.
© SYRI.net