Një person po intervistohet nga Policia e Kosovës për rastin Banjska

Një person po intervistohet nga Policia e Kosovës për rastin Banjska

19:50, 12/09/2024

Një person është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës, në rajonin e Mitrovicës së Jugut.

Arsye e këtij intervistimi është rasti i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit i ndodhur më 24 shtator të vitit 2023.

Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar, zëvendësdrejtori i policisë për veri, Veton Elshani.

“Një person me interes në lidhje me rastin Banjska është duke u intervistu në stacionin policor jug. Pas intervistimit i njëjti do të lirohet,” ka thënë Elshani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco