Në Fushë Kosovë, në rrugën “Hysen Xhakolli”, një grua është gjetur pa shenja jete.
Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci ka thënë për mediat se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër.
“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit,” tha Borovci.
© SYRI.net