Sot mot me diell, ngriten temperaturat

Sot mot me diell, ngriten temperaturat

08:26, 12/09/2024

Gjatë ditës së sotme parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. 

Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit, ku krejtësisht në fund të ditës mund të sjellin ndonjë reshje të izoluar, përpara se të shtrihet sistemi me reshje gjatë natës.

Sipas MeteoKosova, era do fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në pjesë të Rrafshit të Dukagjinit, me shpejtësi prej 15-52 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të ndjeshme, me minimale që do të lëvizin prej 10 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 29°C.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco