Abdixhiku takohet me shefin e BE-së, ia prezanton programin politik “Rruga e Re” dhe flasin për zhvillimet e fundit në vend

Abdixhiku takohet me shefin e BE-së, ia prezanton programin politik “Rruga e Re” dhe flasin për zhvillimet e fundit në vend

12:06, 10/09/2024

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në zyrë shefin e ri të BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Në njoftimin e LDK-së, thuhet se Abdixhiku e ka uruar për detyrën e re dhe e ka njoftuar atë për qëndrimet e partisë rreth zhvillimeve të fundit.

Njoftimi:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Gjatë këtij takimi, kryetari Abdixhiku i uroi ambasadorit Orav suksese në detyrën e tij të re dhe shprehu besimin se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe BE-së, do të vazhdojë në frymën e vlerave dhe parimeve të përbashkëta.

Kryetari Abdixhiku, e njoftoi ambasadorin Orav lidhur me qëndrimet e LDK-së rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, si dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit, ndërsa i prezantoi dhe programin politik “Rruga e Re”.

Kryetari Lumir Abdixhiku falënderoi shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë Aivo Orav, për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes BE-së dhe Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco