Komuna e Prishtinës i ka njoftuar qytetarët se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sot do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë, erëra të forta e shkarkime rrufesh. Komuna iu bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar, duke i pasur parasysh këto kushte meteorologjike.
“Të nderuar qytetarë, Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot pasdite dhe nesër gjatë gjithë ditës priten reshje shiu 🌧️ me intensitet të lartë, erëra të forta 💨 dhe shkarkime rrufesh ⚡, si dhe një ulje e ndjeshme e temperaturave 🌡️“, thuhet në njoftimin e Komunës.“Duke pasur parasysh këto kushte, Kryeqyteti ju bën thirrje të nderuar qytetarë që të tregoni kujdes të shtuar: • Shmangni lëvizjet e panevojshme 🚶♂️ gjatë periudhave me mot të keq. • Siguroni objektet e brishta apo të rrezikshme në oborret dhe ballkonet tuaja 🏠. • Respektoni udhëzimet e autoriteteve për sigurinë dhe shëndetin tuaj 🚨. Gjithashtu, ekipet e emergjencave të Kryeqytetit dhe zjarrfikësit 🚒 janë në terren për të siguruar ndihmë të menjëhershme në rast nevoje”, thuhet tutje në njoftim.
Në rast nevoje, Komuna e Prishtinës iu thotë qytetarëve që të telefonojnë pa pagesë 24/7 në Qendrën Operative Emergjente të kryeqytetit në numrat 080012233 dhe 080012244. Gjithashtu, Komuna ka shpërndarë numrat e zjarrëfikësve (193), Policisë (192) dhe të Shërbimit Mjekësor Emergjent (194).
Ndërkaq, drejtori për Siguri dhe Emergjenca në kryeqytet Lulzim Fushtica ka thënë është funksionalizuar shtabi emergjent dhe se të gjitha ekipet janë në gatishmëri 24- orë për çdo nevojë që kanë qytetarët.
“Kemi funksionalizuar shtabin emergjent, janë në gjendje gatishmërie. Stafi emergjent në gatishmëri, janë mbolizu të gjitha ekipet. Jemi të gatshëm të intervenojmë në çdo kohë 24 orë për çdo thirrje që nevojë që kanë qytetarët”, u shpreh Fushtica.
© SYRI.net