Gashi: Legjislatura aktuale, qeverisja më e dobët në historinë e Kosovës

Gashi: Legjislatura aktuale, qeverisja më e dobët në historinë e Kosovës

14:20, 09/09/2024

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se legjislatura e Kuvendit të Kosovës nën udhëheqjen e Qeverisë Kurti do të konsiderohet si më e dobëta në Kosovë.

Gashi ka thënë se të gjitha shtyllat e Kuvendit të Kosovës me këtë qeveri janë paaftësuar në funksionin e tyre.

“Po hyjmë në muajt e fundit të legjislaturës së Kuvendit të Kosovës, kjo legjislaturë me këtë qeveri do të konsiderohet si më e dobëta në Kosovë në aspektin e vendimmarrjes, është karakterizuar me kapje të institucioneve me shkelje të kushtetutës dhe tendenca të vazhdueshme. Pra në aspektin e fushëveprimtarisë së vetë si rezultat i dominimit nga LLV-ja të gjitha shtyllat e kuvendit janë paaftësuar në funksionin e tyre”, ka deklaruar ai.

Ai ka theksuar se në muajt e fundit do të angazhohen që t’ju ofrojnë qytetarëve platformën dhe idetë e LDK-së për katër vitet e ardhshme.

“Për keqardhje, 4 vite të parlamentarizmit nen udhëheqjen e VV-së katër vitet  më të dështuara për Kosovën. Dhe sot Kosova si shkak i kësaj qeverisje gjendet nën sanksione ndërkombëtare, qeverisja e tyre bazohet mbi ide të populizmit, dhe jo mbi idetë e qeverisjes demokratike, prandaj këto 3 muaj deri në fund do i bindim qytetarët e Kosovës për atë që ka ndodhur kjo është periudhë e rëndësishme”, ka thënë tutje ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco