Tahiri kritikon Qeverinë Kurti: Kurrë s’ka qenë më e dobët Kosova

Tahiri kritikon Qeverinë Kurti: Kurrë s’ka qenë më e dobët Kosova

14:09, 09/09/2024

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për qeverisje të dobët.

Sipas tij, Kosova po përjeton një nga periudhat më të dobëta që nga shpallja e pavarësisë.

“Çka duhet të dijë qytetari për këto 4 vite qeverisje. Duke e sjellë Kosovën në stadin më të ulët qeverisës të zhvillimit e ndërkombëtar, AAK do mundohet t’i adresojë tri çështje, ne do vazhdojmë angazhimin për konceptin e ligjit të pagave, do shtyjmë miratimin e ligjit për sigurimet shëndetësore që tash e 4 vjet është në sirtar të qeverisë dhe forcimi i ekonomisë së Kosovës… Kosova është dobësuar sot, kurrë s’ka qenë më e dobët që nga shpallja e pavarësisë, qytetarët ballafaqohen me problemet më të mëdha”, ka thënë Tahiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco