Osmani i bën thirrje Perëndimit: Bllokadat tregojnë lidhjen e Serbisë me bandat kriminale

Osmani i bën thirrje Perëndimit: Bllokadat tregojnë lidhjen e Serbisë me bandat kriminale

16:16, 07/09/2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se prapa bllokadave të pikave kufitare me Kosovën qëndron shteti serb, të cilit nuk i intereson, sipas saj, as lëvizja e as fqinjësia e mirë.

Ajo ka thënë se Serbia po vazhdon t’i shfrytëzojë bandat kriminale për të kryer sulme të vazhdueshme ndaj Kosovës, që destabilizojnë jo vetëm atë, por të gjithë rajonin.

Me këtë rast, e para e shtetit ka kërkuar reagim edhe nga ndërkombëtarët, ndaj “shkeljeve të vazhdueshme nga ana e Serbisë, të cilët po shkelin të drejtat e qytetarëve tanë”.

“Serbia edhe njëherë po tregon se nuk i intereson lëvizja e lirë, nuk i intereson fqinjësia e mirë, përkundrazi ajo po vazhdon t’i shfrytëzojë bandat kriminale për të kryer sulme të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe lëvizjes së lirë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco