Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, në ceremoninë e zbulimit të shtatores së babit të tij ka falënderuar Komunën e Podujevës për financimin e kësaj shtatoreje.
Ai ka përmendur edhe SHBA-të dhe BE-në.
“Zoti le të vazhdojë ta bekojë Republikën e Kosovës dhe popullin e saj të mrkullueshëm bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkësinë Evropiane”, ka thënë Rugova.
Ai ka lavdëruar punën e skulptorit Gëzim Muriqi për punën.
© SYRI.net