Osmani: Lidhja e Kosovës me SHBA-të nuk është veç një aleancë strategjike, por themel i sigurisë dhe të ardhmes tonë

Osmani: Lidhja e Kosovës me SHBA-të nuk është veç një aleancë strategjike, por themel i sigurisë dhe të ardhmes tonë

14:40, 07/09/2024

Presidentja Vjosa Osmani në ceremoninë e zbulimit të shtatores së presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë ka thënë se Rugova ishte njeri i dijes, shpresës, udhëheqës i madh e vizionar i pashoq. 

Ajo tha se Rugova ndërtoi ura besimi me liderët anembanë kombit, që janë bërë shtylla që qëndron shteti ynë, shkruan Reporteri.net.

“Në ditët më të errëta ai dëshmoi se forca e kombit tonë është përbashkimi dhe vullneti i pathyeshëm, për liri, paqe dhe demokraci dhe pavarësi. Ishte mjeshtria diplomatike e presidentit Rugova që forcoi lidhjet me miqtë dhe aleatët tanë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai e kuptoi se rrugëtimi drejt shtetësisë nuk mund të bëhej i vetëm, ai besoi në idenë se shtëpia mbahet miq. Ai ndërtoi ura besimi me liderët anekënd globit, të bazuar në respektin reciprok dhe vlerat e përbashkëta, dhe këto miqësi janë bërë shtyllat mbi të cilat qëndron edhe shteti ynë i ri. Ai kurrë askujt nuk i punoi pas shpine, presidenti Rugova ishte transparent, i ndershëm dhe thellësisht i përkushtuar ndaj punës të bazuar në vlera”.

“Shtatorja e tij në Podujevë duhet të na shërbejë si një kujtesë për të gjithë ne, për udhëheqësit, për qytetarët dhe për brezat e ardhshëm, për një Kosovë e cila e nderon të kaluarën e saj, ruan dhe kultivon aleancat me miqtë dhe përfaqëson të ardhmen”.

“Vizioni i tij ëshë më aktual se kurrë, si udhëheqës dhe përfaqësues të popullit tonë ne duhet të mbetemi të bashkuar dhe të fokusuar në realizimin e ëndrrës së plotë të presidentit Rugova, Lidhja mes Kosovës dhe SHBA-së nuk është veç një aleancë strategjike, por është poashtu edhe themel i sigurisë, i prosperitetit dhe të ardhmes tonë”, tha Osmani.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco