Lajçak thotë se Serbia ka tërhequr letrën e Brnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

Lajçak thotë se Serbia ka tërhequr letrën e Brnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

11:25, 06/09/2024

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi po qëndron sot për vizitë në Kosovë, ndërsa ka takuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Lajçak pas takimit me Bislimin një deklaratë për media ka folur edhe për Marrëveshjen e Ohrit, për të cilën tha se është ligjërisht obligative në tërësinë e saj dhe janë duke punuar që të zbatohet.

Sipas tij, nga kjo marrëveshja nuk është tërhequr asnjëra palë, as Kosova e as Serbia, gjersa foli edhe për letrën e ish-kryeministres serbe, Ana Brnabiq.

“Letra (e ish-kryeministres Ana Brnabiq) është tërhequr…. marrëveshja si e tillë është e vlefshme në tërësinë e saj dhe është bërë pjesë e rrugës evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, muaj më parë, ish kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, i kishte dërguar një letër, ku Serbia kishte shprehu mëdyshje për Marrëveshjen për normalizimin e raporteve.

Në letrën e Serbisë drejtuar vendeve të BE-së thuhet se marrëveshja është e pranueshme vetëm nëse nuk i referohet njohjes de facto dhe de jure të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco