Kryediplomati i Turqisë, Hakan Fidan, ka arritur për vizitë në Kosovë.
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se e ka mirëpritur mbrëmë homologun e saj nga Turqia. Gërvalla tha se me homologun turk do të diskutojnë për sfidat e përbashkëta dhe forcimin e bashkëpunimit strategjik mes dhe , me fokus në integrimet euroatlantike dhe sigurinë rajonale.
“Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” mirëprita homologun tim turk, Hakan Fidan. Nesër do të diskutojmë për sfidat e përbashkëta dhe forcimin e bashkëpunimit strategjik mes [🇽🇰] dhe [🇹🇷] , me fokus në integrimet euroatlantike dhe sigurinë rajonale”, shkroi Gërvalla.
© SYRI.net