Osmani e pret kryediplomaten finlandeze: Do të vazhdojmë angazhimin për forcimin e raporteve tona

Osmani e pret kryediplomaten finlandeze: Do të vazhdojmë angazhimin për forcimin e raporteve tona

15:34, 05/09/2024

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim kryediplomaten e Finlandës, Elina Valtonen.

Pas drekës që Osmani ka shtruar për Valtonen, Presidentja ka shkruar se “Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura”.

“Në takim me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e falënderova për mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën në çdo etapë, përfshirë procesin e shtetformimit, shtetëndërtimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.

“Do të vazhdojmë angazhimin për forcimin e raporteve tona ndërshtetërore”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco