Shefi i ri i BE-së takohet me Kurtin: Përsërita mbështetjen e fortë për rrugën e Kosovës në BE

Shefi i ri i BE-së takohet me Kurtin: Përsërita mbështetjen e fortë për rrugën e Kosovës në BE

11:30, 05/09/2024

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav është takuar sot në objektin e Qeverisë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një postim të bërë në platformën “X”, Orav i ka përsëritur Kurtit mbështetjen e fortë të BE-së në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE.

“Nder të takohem me Kryeministrin Albin Kurti, sot për të përsëritur mbështetjen e fortë të BE-së për rrugën e Kosovës në BE dhe reformat në lidhje me BE-në. Shpreha gatishmërinë time për të punuar ngushtë me institucionet e Kosovës për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë”, ka shkruar Orav në “X”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco