Kryediplomatja finlandeze qëndron sot në Kosovë, pritet në takim nga Kurti

Kryediplomatja finlandeze qëndron sot në Kosovë, pritet në takim nga Kurti

08:56, 05/09/2024

Kryediplomatja e Finlandës, Elina Valtonen, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, ajo do të pritet në takim nga Kurti në orën 15:00.

Vizitën e saj Kurti e kishte paralajmëruar javën e kaluar në mbledhjen e Qeverisë. Kurti kishte deklaruar se në këto takime do të diskutohet edhe për planin për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullimin e veturave.

Përveç Kurtit, Valtonen do të takohet edhe me Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën, në orën 11:00.

Valtonen ka treguar se do të vizitojë Shqipërinë, Serbinë dhe Kosovën.

“Ballkani Perëndimor është në zemër të Evropës. Vendi i tyre është në Bashkimin Evropian. Unë jam duke vizituar Shqipërinë, Serbinë dhe Kosovën. BE është partneri më i afërt politik dhe ekonomik në rajon. Prosperiteti dhe stabiliteti i rajonit është shumë i rëndësishëm për Finlandën”, ka shkruar ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco