MPJD deklarohet për arrestimin e Liridon Rexhepit

MPJD deklarohet për arrestimin e Liridon Rexhepit

16:56, 04/09/2024

Turqia njoftoi se ka arrestuar shtetasin kosovar Liridon Rexhepi, pasi i njëjti është identifikuar si menaxher i rrjetit financiar të shërbimit izraelit në Turqi.

Liridon Rexhepi, u arrestua nga Departamenti i Antiterrorit i Policisë së Stambollit.

E lidhur me këtë rast është deklaruar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në përgjigjen për teve1. MPJD ka thënë se për arrestimin e Rexhepit, janë njoftuar nga Ambasada e Kosovës atje.

Tutje thuhet se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet atje lidhur me rastin.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Ankara, ka marrë njoftim nga autoritetet turke për arrestimin e një shtetasi kosovar në Turqi. Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet turke lidhur me këtë rast. Në lidhje me informacione të reja do t’iu mbajmë të informuar”, thuhet në përgjigjjen e MPJD-së

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco