Dalin pamjet: Pretendohet se ushtari italian i kërkoi policit kosovar ta largojë veturën nga afërsia e Urës së Ibrit

Dalin pamjet: Pretendohet se ushtari italian i kërkoi policit kosovar ta largojë veturën nga afërsia e Urës së Ibrit

13:36, 04/09/2024

Gjatë ditës së sotme në Urën mbi lumin Ibër janë parë sërish forca të shtuara të KFOR-it.

Në një video të publikuar nga “Indeksonline”, shihet se një veturë zyrtare e policisë së Kosovës, gjip, parkohet pranë urës.

Megjithatë, mediumi pretendon se pas disa bisedimeve nga zyrtarët policorë kosovarë dhe zyrtarë të KFOR-it Italian, të parët veturën e largojnë nga aty.

Sipas portalit, ushtari Italian i ka kërkuar policit ta largojë veturën zyrtare nga Ura e Ibrit.

Vlen të theksohet se KFOR-i lidhur me këto trupa të shtuar ka thënë se po kryejnë “operacione rutinore”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco