Ekspertët botëror bëjnë me dije se HIV, epidemitë e hepatitit viral dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme vazhdojnë të përbëjnë sfida të rëndësishme të shëndetit publik, duke shkaktuar 2.5 milionë vdekje çdo vit.
Të njëtin trend rritës sa i takon infeksioneve seksualisht të transmetueshme ka ndjekur edhe Shqipëria, gjë për të cilën ekspertët kanë bërë me dije se po preken edhe moshat e reja.
Rustem Celami, (Gjinekolog) i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se në vendin tonë nuk janë marrë politikat e duhura nga institucionet apo shkollat, lidhur me edukimin e të rinjve ndaj këtyre temave, duke çuar fatkeqësisht në rritjen e numrit të rasteve që janë të prekur nga këto sëmundje.
“Institucionet janë ata që duhet ta filtrojnë këtë informacion, u duke e bërë të aksesueshëm për popullatën, e duke e rritur ndërgjegjësimin për të mos lejuar që të përballemi me pasoja që janë më të mëdha sa vetë sëmundja”- u shpreh mjeku.
Rustem Celami:
"Në Shqipëri duket sikur nuk janë marrë politikat e duhura, ndoshta edhe nga ne mjekët, pasi nuk kemi mundur të bëjmë atë edukimin e duhur tek familjet, por edukimi është çelësi kryesor në këtë gjë dhe fatkeqësisht po rritet dita-ditës numri i këtyre sëmundjeve.
Duke u ulur mosha e parë e kontaktit seksual tek të rinjtë dhe sa vjen informimin ja kemi lënë internetit, pra aksesit të lirë dhe jo atij të kontrolluar e të organizuar.
Pra informimi sikurse edhe në familje, do duhet të fillojë që me thyerjen e tabusë së komunikimit, sepse informimi është shkalla e parë që ne duhet ta forcojmë pastaj në shkolla 9-vjeçare duhet të ketë tema lidhur me këtë sëmundje.
Pra në rrjet ne kemi një informacion të filtruar dhe është një informacion që mendohet se secili nga ne ka një telefon dhe ai informacion është gjithmonë i bazuar në evidencë dhe faktikisht kjo është e gabuar.
Kështu që, institucionet janë ata që duhet ta filtrojnë këtë informacion, u duke e bërë të aksesueshëm për popullatën e duke e rritur ndërgjegjësimin për të mos lejuar që të përballemi me pasoja që janë më të mëdha sa vetë sëmundja.
Klea Sula/ Syri.Net
© SYRI.net