Gjuajtja me armë zjarri në Aktash, i dyshuari ende në arrati

Gjuajtja me armë zjarri në Aktash, i dyshuari ende në arrati

09:06, 04/09/2024
Personi që gjuajti me armë zjarri dje në rrugën “Gazmend Zajmi” në Aktash të Prishtinës, ndodhet në arrati, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë.

Në pamjet që qarkulluan u pa se një punëtor i një picerie ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari nën kërcënim të armës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari kosovar për motive të panjohura e ka sulmuar dhe i njëjti kishte përdorur edhe armën. Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari ndodhet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco