Kryetari i Zubin Potokut: Nuk është hera e parë që kërcënohem me vrasje

Kryetari i Zubin Potokut: Nuk është hera e parë që kërcënohem me vrasje

08:17, 04/09/2024

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka njoftuar se është kërcënuar me vrasje. Ai tha se brenda tre muajve është kërcënuar dy herë prej të njëjtës adresë dhe të njëjtit person, dhe mënyra e kërcënimit ishte pothuajse e njëjtë.

“I kam lajmëruar edhe herën e parë organet e drejtësisë, edhe tani janë të njoftuara organet e policisë dhe natyrisht hetimet janë duke vazhduar”, tha Zeqiri në RTK.

Ai theksoi se me aq sa është i njoftuar ky kërcënim vjen jashtë Republikës së Kosovës. Sipas tij është nga Serbia, dhe se ky person nuk është më adresë false.

“Mua nuk më frikësojnë kërcënimet e tilla, mirëpo nuk do të thotë se nuk ka rreziqe prej këtyre njerëzve që vazhdimisht kanë bërë keq”, shtoi ai.

Ai supozoj se kërcënimi me siguri lidhet me punën e tij, sepse siç tha ai ekipi i Radojqiçit mund të jetë për
rreth kufijve.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, tashmë ka nisur hetimet lidhur me kërcënimet e bëra ndaj kryetarit Zeqiri.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni, tha të martën se Prokuroria tashmë ka udhëzuar që të hapet rast për veprën penale “kanosja”.

“Është njoftuar prokurori, ka udhëzuar që të hapet rast për veprën penale “Kanosja” dhe tashmë ka nisur hetimet”, ka deklaruar Preteni.

Paraprakisht, Zeqiri ka bjoftuar se është kërcënuar nga një profil i një terroristi, i cili është paraqitur si oficer i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Tutje, ka thënë se ky person pretendohet se është i angazhuar në Kosovë.

“Jam duke u kërcënuar dy herë brenda tre muajve të fundit nga i njëjti profil i një terroriste që paraqitet të jetë një oficer i MUP-it të Serbisë, i angazhuar në R.Kosovës. Herën e parë më 31 maj dhe tani më 2 shtator. Përgjgija ime është: Këtu jam dhe këtu do të jem dem baba dem”, ka shkruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco