MPJD-ja thotë se është në kontakt me autoritetet turke për arrestimin Liridon Rexhepit

MPJD-ja thotë se është në kontakt me autoritetet turke për arrestimin Liridon Rexhepit

17:54, 03/09/2024

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Ankara, ka bërë të ditur se ka marrë njoftimin nga autoritetet turke për arrestimin e shtetasit kosovar Liridon Rexhepi në Turqi.

Ai dyshohet se ka menaxhuar rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi.

Për këtë rast, nga ana e MPJD-së, thuhet se Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet turke.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Ankara, ka marrë njoftim nga autoritetet turke për arrestimin e një shtetasi kosovar në Turqi. Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet turke lidhur me këtë rast. Në lidhje me informacione të reja do t’iu mbajmë të informuar”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për Dukagjinin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco