Fast Kosova në bashkëpunim me Interpolin gjerman kanë arrestuar një shtetase gjermane sot në Prishtinë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se shtetasja gjermane është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te rruga “C” në Prishtinë.
Gjithnjë sipas këtyre burimeve, bashkë me shtetasen gjermane ishte edhe një kosovar i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.
E arrestuara dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal në Berlin që merret me tregti narkotike
© SYRI.net