Ministria e Mbrojtjes paralajmëron konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj

Ministria e Mbrojtjes paralajmëron konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj

14:53, 02/09/2024

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka njoftuar për hapjen e konkursit për pranimin e 300 ushtarëve të rinj.

Konkursi, i cili do të zgjasë nga data 9 shtator deri më 8 tetor 2024, është i hapur për të rinjtë dhe të rejat e moshës 18-25 vjeç.

Sipas njoftimit të Ministrisë, të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës mund të aplikojnë përmes ueb faqes zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes. Formulari i aplikimit pritet të publikohet së shpejti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco