Shefi i ri i Zyrës së BE-së tregon çfarë synon të bëjë në Kosovë

Shefi i ri i Zyrës së BE-së tregon çfarë synon të bëjë në Kosovë

14:28, 02/09/2024

Ambasadori Aivo Orav, diplomat estonez në nivel kombëtar dhe në atë të BE-së, e mori sot detyrën si Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian në Kosovë.

Përmes një postimi në platformën “X”, Orav ka thënë se mezi pret të punojë ngushtë me partnerët ndërkombëtar dhe vendas, teksa më poshtë ka listuar synimet e tij.

“Dita e parë në zyrën time të re si Ambasadore e BE-së në Kosovë. Mezi pres të punoj ngushtë me partnerët tanë vendas dhe ndërkombëtarë për: Avancimin e marrëdhënieve tona politike dhe ekonomik, mbështetjen e reformave, Kosovën më afër BE-së dhe ta njoh Kosovën dhe popullin e saj”, thuhet në postimin e Orav.

Ambasadori Orav, më parë ka shërbyer si Përfaqësues i Përhershëm i Estonisë në BE dhe si shef i delegacioneve të BE-së në Mal të Zi dhe në Maqedoni të Veriut, vjen pas diplomatit çek, ambasadorit Tomáš Szunyog.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco