Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Xhavit Gashi ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen e tre pacientëve të cilët kanë pësuar lëndime nga përleshja e mbrëmshme mes grupeve “Sekiraqa-Capat” e të cilët kanë kërkuar ndihmë në këtë klinikë.
Ai tha se njëri nga ta është operuar urgjent nga ekipi i Kirurgjisë bashkë me atë të Ortopedisë, dhe ka lëndime në pjesën e ekstremiteteve.
“Është bërë një operim provizor për çështjen urgjente, ai është duke u trajtuar tani në Kliniken e Kirurgjisë Abdonimale”, tha Gashi.
“Ata janë ende në Qendrën Emergjente pasi policia ka kërkuar për të siguruar perimetrin, nuk ka pasur ende. Momentin që bëhet sigurimi i perimetrit do të vazhdojnë trajtimin në klinikën tonë. Kemi ndarë një hapësirë të veçantë për këto raste që konsiderohen me rrezikshmëri”, tha ai.
© SYRI.net