Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka nisur periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzim të listës së kandidatëve për deputetë.
Përmes një njoftimi për media, KQZ-ja bën me dije se kërkesat për certifikim duhet të dorëzohen në këtë institucion deri më 11 shtator.
“Gjatë periudhës 102 ditore (1 shtator – 11 dhjetor 2024), kërkesat për certifikim nga subjektet politike duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP), gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në orën 16:00. Gjithashtu, gjatë kësaj kohe, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë”, thuhet në komunikatë.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt.
© SYRI.net