Imer Imeri është dëshmitari i radhës i Dhomave të Specializuara, dëshmia e të cilit ka nisur mëngjesin e sotëm në Gjykatën Speciale.
Ai është dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Imeri vitin e kaluar e kishte pranuar se do të jetë dëshmitar në Gjykatën Speciale.
Pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar përfaqësuesja e ZPS-së, prokurorja Vega Iodice e cila sipas përmbledhjes se lexuar në sallën e gjyqit, ky dëshmitar ishte rrëmbyer nga anëtarët e UÇK-së me maska dhe ishte mbajtur i ndaluar në Shqipëri.
“Dëshmitari 04735 është shqiptar i Kosovës që është rrëmbyer në Kosovë nga ushtarët e UÇK-së me maska sepse ishte përkrahës i LDK-së dhe e kanë mbajtur në kazermën ushtarak të UÇK-së në Shqipëri dhe e kanë rrahur ushtarët e UÇK-së. Ai ka qenë në kushte të këqija sanitare edhe ka parë se si janë keqtrajtuar persona të tjerë që kanë qenë të ndaluar ma të”, tha prokurorja Iodice
© SYRI.net