Një ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën mbrëma në lagjen ‘Aktash’ të Prishtinës, ku një person ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë nga të shtënat me armë zjarri dhe pesë persona të tjerë janë plagosur.
Në konflikt dyshohet se janë përfshirë Sekiraqët dhe Capat, si shkak i telasheve që kanë pasur edhe më herët.
Prokuroria e Prishtinës ka konfirmuar për Kallxo.com vdekjen e personit nga incidenti. Viktima është i familjes Gashi të njohur si Capat.
Naser Syla drejtor në Klinikën Emergjente në ShSKUK ka konfirmuar se pesë persona të palgosur janë duke mjekuar në spital.
“5 janë pranu në QE, janë kry ekzaminimet , 3 janë duke u trajtuar nga ekipet e anestezionit dhe kirurgjisë, 2 janë pranu në klinikën ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Syla për mediat kosovare.
Në mesin e të plagosurve është e Salih Sekiraqa, i njohur për autroitetet e sigurisë në vend për disa vepra penale.
Bashkë me Sekiraqën, nga arma e zjarrit u lënduan edhe Korab Gashi (vëllai i Premtimit), Robert Llumnica (29-vjeçar), Fatos Abazi (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademi (21-vjeçar).
Gjendjen më të rëndë shëndetësore e kanë të plagosurit Llumnica dhe Ademi.
Kryeqyteti mbrëmë u mbush me policë, me ç’rast Policia ka aktivizuar Unazën e Çeliktë, ku si rezultat janë shtuar pika kontrolli në lokacione të ndryshme.
Të gjitha informacionet që kanë dalë pritet të konfirmohen më tutje pasi të ndërmerren veprimet e nevojshme nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Familjet Sekiraqa dhe Capat ishin të përfshirë në një incident më herët, ku ishte plagosur Pajtim Gashi nga familja Capat disa muaj më parë. Ky i fundit gjatë konfliktit të djeshëm ka mbetur i vrarë.
© SYRI.net