Drejtori i Policisë pyetet për kritikat e ShBA-së: Çështje që ka për t’i zgjidhur Ministria dhe Qeveria

Drejtori i Policisë pyetet për kritikat e ShBA-së: Çështje që ka për t’i zgjidhur Ministria dhe Qeveria

12:54, 31/08/2024

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, është pyetur në lidhje me kritikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me instrumentalizimin e policisë për aksionin e djeshëm në veri të Kosovës. 

Hoxha tha se në lidhje me aksionet në veri, dje Policia e Kosovës ka liru komunikatë, duke shtuar se sot është ditë sportive.

“Sot është ditë sportive. Çka kemi pas dje me aksionet e kemi liru me komunikatë”, i ka thënë ai Dukagjinit.

Ndërsa kur u pyet për kritikën e ShBA-së ndaj policisë së Kosovës, Hoxha “fajin” e hodhi te politika qendore. Sipas tij, këto janë çështje që ka “për t’i zgjodhur ministria dhe Qeveria e Republikës së Kosovës”.

“Është çështje që ka për t’i zgjidhur Ministria dhe Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxha.

Ndër të tjera, SHBA paralajmëroi se veprimet e së premtes të Qeverisë në veri për mbylljen e 5 komunave paralele, do të ndikojnë edhe në bashkëpunimin dhe mbështetjen e shtetit më të fuqishëm në botë jo vetëm për MPB-në por edhe institucionet në kuadër të saj, siç është në këtë rast Policia.

“Instrumentalizimi i vazhdueshëm nga Qeveria i Policisë së Kosovës për të kryer veprime të pakoordinuara nuk është në përputhje me premtimet se do të “vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me komunitetin ndërkombëtar”. Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementët vartës të saj”, thuhej në reagimin e Ambasadës amerikane.

Reagim të ashpër bëri edhe ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i cili se e mbështet deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë dhe i bëri thirrje urgjente kryeministrit Albin Kurti që t’i ndalë veprimet e pakoordinuara me miqtë ndërkombëtar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco