Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar pasi karabinierët italainë kanë ‘blinduar’ urën e Ibrit.
Ai ka bërë një postim paksa të çuditshëm në Facebook ku shkruan se “I lus karabinierët italianë që të mos provokojnë situatën”.
“Mbi Urën e lumit “Ibër”, karabinierët italianë duhet të kuptojne se paqja nuk vjen nga provokimi, por nga mirëkuptimi. I lus karabinierët italianë që të mos provokojnë situaten”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i tij i plotë:
Mbi Urën e lumit “Ibër”, karabinierët italianë duhet të kuptojnë se paqja nuk vjen nga provokimi, por nga mirëkuptimi.
I lus karabinierët italianë që të mos provokojnë situaten. Në vend që të bëhen pengesë, le të bëhen urë që bashkon, duke ndihmuar në krijimin e një të ardhmeje të përbashkët.
Qytetarët e Jugut dhe Veriut të Mitrovicës dëshirojnë të jetojnë në harmoni, pa kufij të padukshëm!
AB
© SYRI.net