Kur të gjithë aleatët po e kritikojnë ashpër Qeverinë për aksionin që Policia e Kosovës mori dje në veri të vendit ku mbylli pesë objekte të komunave ilegale dhe sot ura e Ibrit është ‘blinduar’ nga KFOR-i, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është lajmëruar përmes një postimi në Facebook, jo për të folur për zhvillimet e fundit, por ka njoftuar për takimin që e ka zhvilluar me Presidentin e Çekisë.
Ajo takimin me presidentin çek, Petr Pavel, e ka quajtur historik.
“Për herë të parë në historinë e raporteve midis Kosovës dhe Çekisë, sot, realizuam takimin e parë bilateral në nivel presidentësh”, ka shkruar Osmani.
“Takimi i sotëm me Presidentin çek Petr Pavel u fokusua në angazhimin tonë të përbashkët për paqe dhe siguri afatgjate në Evropë, si dhe në forcimin e partneritetit midis dy shteteve tona. ”, ka shkruar Osmani.
© SYRI.net