Forca të shtuara të karabinierëve italianë mbi urën e Ibrit

Forca të shtuara të karabinierëve italianë mbi urën e Ibrit

11:30, 31/08/2024

Një ditë para Policia e Kosovës mbylli pesë objekte të strukturave paralele serbe në veri bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal për ndërprerjen e aktiviteteve ilegale.

Dje, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, tha se janë mbyllur Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit.

Lexo edhe: Policia me aksion në veri, mbyllen 5 komuna paralele

Aksioni i djeshëm në veri është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), BE-ja, Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, që kanë shprehur shqetësimet për veprimet siç thonë ata “të pakoordinuara” të Qeverisë së Kosovës.

Washingtoni ka thënë se këto veprime pasqyrojnë “përkeqësimin e raporteve mes SHBA-së dhe Kosovës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco