Hidhet mjet shpërthyes te ish-komuna paralele serbe në Leposaviq

Hidhet mjet shpërthyes te ish-komuna paralele serbe në Leposaviq

10:43, 31/08/2024

Mbrëmë pas mesnatës dyshohet të jetë hedhur një shok-bombë në afërsi të objektit të ish komunës ilegale në Leposaviq.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.

Njësitet relevante policore, menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminime dhe hetime lidhur me rastin.

Nuk raportohet për të lënduar.

“Policia e Kosovës, ka pranuar informacion se pas mesnatës në afërsi të objektit të ish komunës ilegale në Leposaviq, është hedhur një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë shok bombë. Njësitet relevante policore, menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminime dhe hetime lidhur me rastin. Nuk raportohet për lëndime, përderisa hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin e policisë..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco