Arrestohen një burrë dhe një grua në Gjakovë, u kapën në flagrancë duke thyer derën e një banese

Arrestohen një burrë dhe një grua në Gjakovë, u kapën në flagrancë duke thyer derën e një banese

09:52, 31/08/2024

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër nga Kosova, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke thyer derën e hyrje së banesës së një shtetasi.

Rasti ka ndodhur të premten në Gjakovë, në orën 10:50.

“Gjatë kontrollit në çantën e tyre u janë gjetur dhe konfiskuar një kaçavidë, një OC Sprej, mjetë i mprehtë –thikë, një çekan etj”, thuhet në raport.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në paraburgim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco