'Cameron në Kosovë dha mbështetjen e Britanisë pas sulmit në Banjskë, Macron në Serbi i shiti avionë luftarakë Vuçiqit'

'Cameron në Kosovë dha mbështetjen e Britanisë pas sulmit në Banjskë, Macron në Serbi i shiti avionë luftarakë Vuçiqit'

14:56, 30/08/2024

Shefja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka publikuar dy fotografi, një nga vizita e ish-Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron, në Kosovë, në fillim të këtij viti, dhe një të presidentit francez, Emanuel Macron, i cili edhe sot po qëndron në Serbi, 

Kearns përmendi faktin se gjatë vizitës së Macronit në Serbi u nënshkrua marrëveshja për shitjen e avionëve luftarakë “Rafale”, teksa kujton se si Cameron gjatë vizitës së tij  ishte zotuar se Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë Kosovën, pas sulmit terrorist në Banjskë, shtatorin e kaluar.

 
Kujtojmë se Serbia nënshkroi të enjten në mbrëmje me Francën marrëveshje për blerjen e avionëve ushtarakë francez Rafale, në nisje të vizitës dy ditëshe të Presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd.

Marrëveshja me vlerë prej 3 miliardë eurosh sipas zyrtarëve francez është pjesë e strategjisë më të gjerë për ta afruar Serbinë me Bashkimin Evropian.

Presidenti Macron e quajti marrëveshjen “historike dhe të rëndësishme” dhe vlerësoi “guximin strategjik” të Serbisë. “Është një demonstrim i vërtetë i frymës evropiane”, tha ai, duke nënvizuar se Serbia është vend me rëndësi për sigurinë në Evropë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco