17 vjet nga vrasja e Triumf Rizës, Sveçla: Të vendoset drejtësia si shpagim për krimin e bërë

17 vjet nga vrasja e Triumf Rizës, Sveçla: Të vendoset drejtësia si shpagim për krimin e bërë

12:21, 30/08/2024

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar me rastin e shënimit të 17-vjetorit të vrasjes së zyrtarit policor, Triumf Riza.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sveçla ka thënë se të gjithë janë të obliguar që të punohet pandalshëm deri në vendosjen e drejtësisë së plotë për këtë rast.

Jemi dëshmitarë se ende nuk është vendosur drejtësia e plotë me këtë rast, gjë që na obligon të gjithëve që të punojmë pandalshëm që ajo të ndodhë jo vetëm si shpagim për krimin e bërë por edhe si parandalim që kohërat e situatat e tilla të mos na përsëriten më”, shkroi ai.

Polici i njësisë elite, Triumf Riza, është vrarë më 30 gusht të vitit 2007.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco