Vuçeviq e përmend vizitën e Macronit në Serbi: Do të bisedohet edhe për situatën në Kosovë

Vuçeviq e përmend vizitën e Macronit në Serbi: Do të bisedohet edhe për situatën në Kosovë

13:41, 29/08/2024

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se gjatë vizitës së presidentit francez, Emmanuel Macron në Serbi do të nënshkruhen shumë dokumente të rëndësishme.

Vuçeviq tha në një konferencë për media se presidenti serb Vuçiq dhe Macron do të diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe për situatën politike dhe gjeopolitike, si dhe situatën në Kosovë, luftërat në Ukrainë dhe Rripin e Gazës.

Ai tha se të ketë diskutime edhe për perspektivën evropiane të Serbisë dhe shtoi se “do të diskutohet se si presidenti Macron, si president i një prej dy shteteve më të forta anëtare të Bashkimit Evropian, e sheh perspektivën e mëtejshme të Serbisë”, raporton B92.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco