Harta e argatëve të Beogradit Rama-Balluku/ Berisha: Fshinë Kosovën dhe RMV! Provokacion i ulët anti-kombëtar dhe ndërkombëtar!

Harta e argatëve të Beogradit Rama-Balluku/ Berisha: Fshinë Kosovën dhe RMV! Provokacion i ulët anti-kombëtar dhe ndërkombëtar!

17:24, 28/08/2024

Lideri demokrat, Sali Berisha  e ka cilësuar një provokacion të ulët anti-kombëtar dhe ndërkombëtar, hartën e publikuar nga qeveria për projektin e zgjerimit të superstradës Tiranë-Durrës.

Bashkangjitur një foto të hartës nga projekti qeveritar, Berisha thotë se dyshja e argatëve të Beogradit Rama-Balluku fshinë nga harta Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, duke i bërë këto të fundit pjesë të ish-Jugosllavisë.

Në hartën e publikuar nga qeveria dhe Ministria e Infrastrukturës për projektin rrugor Tiranë-Durrës, tregohet se Shqipëria kufizohet vetëm nga dy shtet, Greqia dhe Jugosllavia dhe dy dette, Jon e Adriatik, ndërsa Kosova e pavarur dhe Maqedonia e Veriut sipas qeverisë Rama janë ende pjesë përbërëse e Juogsllavisë.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco